Kryesore

“Qeveria të financojë realizimin e filmave!”- Arian Galdini podcast me Leonard Bombajn, aktori rrefen peripecitë: Si e gjetëm helikopterin për xhirime më ’94 me Aleksandër Gjokën

16:07 - 07.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i LRE-Arian Galdini ka intervistuar në një podcastin e tij, aktorin dhe regjisorin e njohur, Leonard Bombja. Gjatë bisedës në “Galdinicast”, Bombaj është shprehur se qeveria duhet të mbështesë realizimin e filmit me fondet shtetërore.




Ndërkohë që ka rrëfeu dhe peripecitë në vitin 1994, së bashku me Aleksandër Gjokën, kur kanë realizuar xhirime me helikopter, duke takuar dhe në rrugë informale ministrin e Mbrojtjes të kohës.

Biseda:

Arian Galdini: Si të duket një njeri që thotë që është kryetar partie dhe i bën të gjitha punët vetë, si të duket si eksperiencë?

Leonard Bombaj: Më duket e besueshme. Njerëzit ku e dëgjojnë japin përshtypjen e një njeriu me kollare që jep urdhra dhe nuk prek gjë, por faktikisht e vërteta është që njeriu duhet të bëj shumë gjera vet.

Arian Galdini: Njerëzit mënojnë se ai që është kryetar partie mund te jetë edhe delirant apo i çmendur dhe duhet ti bëj të gjitha vetë që t’i mbush mendjen njerëzve që i bën të gjitha vetë.

Leonard Bombaj: Edhe arti parti është po ka elektorat të madh, dhe mund të them, si gjella ka nevojë për hudhër, ashtu edhe lidershipi ka nevojë për pak çmenduri, sepse ku je i vetmuar po nuk rebelove, aq më tepërt në një vend ku është kënetë jetesën, pa rebelizëm nuk mund të arrihet. Për mua është e logjikshme rebelimi apo çmenduria. Nuk është tek personi, por tek të tjerët që e masin të tillë në të përditshmen e tyre.

Ne të dy jemi njohur në vitet 93-93, momente ku po përjetonin një përmbysje të jashtëzakonshme, rina ishte konfuze, jemi takuar në një moment kur unë me çmendurinë time doja të bëja një film, kurse ti duke rebeluar për realitetin në Shqipëri. Arsyeja që mu kujtove ishte dy vite më parë kur bëhej një sulm mbi ty dhe emrin tënd, media që të bllokonin, atëherë ishte momenti që të takoja dhe të falënderoja.

Arian Galdini: Kur nisin filmat kanë një muzikë që fillon, ti e ke nisur me “Tingujt e harresës” si periudhë kujtese.

Leonard Bombaj: Në një farë mënyre në projektet e mia titujt i bëra të çuditshëm. Ajo që më ka prekur tek ai film, kemi qenë në moshë të re, dhe u preka që brenda njerëzve është diçka që është e përjashtme dhe ajo duhet promovuar. Nuk e harroj që në atë film në promovuam jo të përditshmen, por një njëri që shiste disqe befas një vajzë po shëtiste vëllain e saj të verbër, dhe lidhja e këtij njeriu të ngecur dhe bashkimi me vajzën tregoi atë pjesë që ka njeriu brenda. Ajo më bëri të kisha një ndalesë dhe të shikoja kush janë vlerat e përjetshme. Asnjëherë ne kur fillojmë një projekt, nuk ndodh që idetë t’i kemi të plotësuara, mjafton të hidhesh, se rrugës ato dimensionohen dhe ke për të shkuar atje kur nuk e ke imagjinuar.

Duhet të jesh vigjilent gjate kohë që ti punon. Në 94 kam pasur aventura bashkë më Sandër Gjokën, gjetëm një helikopter. Ja si tua që e gjetëm ne helikopterin.

Arian Galdini: E paske pas mirë më doktorin ti, dmth…

Leonard Bombaj: Ja këto gjykimet. Lekë nuk kishim, por dikush kishe të njohur dikë e kështu. U gjet në një mënyre interesante, dikush më tha kush e ka helikopterin, ministria e mbrojtjes, pastaj si ta takojmë këtë ministër? U hodh njëri na tha që njoh unë çunin, takuam çunin, i thamë si mund të marrim helikopterin që ne të bëjmë një xhirim dhe në të bëjmë një nder çfarë të duash ti, të shkruajmë në ekran çfarë të duash. Pse e bën më tha? U vetëpeshkua ai, na tha dua një gocë shumë, ia nxirrni emrin, ja nxjerrim i thamë vetëm na duhet helikopteri. Takuam ministrin, na priti pa protokoll, morëm helikopterin dhe u realizua filmi.

Ndërsa një çështje është edhe financimi i filmit të ri të Bombaj. Sipas tij ka një ngërç në QKK, pasi i ka mbaruar mandati i kryetarit dhe nuk ekziston bordi. Regjisori gjithashtu ka kërkuar që qeveria të bëjë financimin e gjysmës së filmit, pasi është kusht për realizimin e tij.

Arian Galdini:  Po institucionet: Albafilmi, Ministria e Kulturës ju financojnë?

Leonard Bombaj: Kemi një ngërç. QKK është duke u marrë me ligjin, bordi nuk ekziston, ka mbaruar ,mandati i kryetarit të parë. Jemi futur në fazën e një burokracia që nuk dihet sesa zgjat. Jemi duke parë alternativa më të shpejta

Arian Galdini: Po këta, oligarkët mund ti bëjnë 300 mijë euro, gjysmat e filmit, ke patur ndonjë. takim?

Leonard Bombaj: Nëse do të mundja t’i takoja, deri më tani kam parë njerëz dashamirës

Arian Galdini:  Po këta që financojnë filmat, ke patur ndonjë kontakt me ta?

Leonard Bombaj: Deri më tani nuk kam pasur, por e di se për çfarë arsye? Sepse ky film gjysmën e buxhetit, e merr publik nga qeveria shqiptare, ky është i realizuar. Se kemi para të mbledhur.

Arian Galdini:  Pra duhet të jetë ngfa qeveria shqiptare?

Leonard Bombaj: Po duhet të jetë. Duhet të jenë nga institucionet në varësi të qeverisë, si Ministria e Kulturës

Arian Galdini: Po Bashkitë?

Leonard Bombaj: Bashkitë kam përshtypjen se mbasi ti e ke kapërcyer këtë lumë dhe ke dalë në breg, dhe ti pret një kokërr mollë, të vjen ajo molla. E kam fjalën për promovimet


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.