Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Gjakovë, raportohet për tre persona të plagosur!

10:04 - 10.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e para të së dielës në Gjakovë.




Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, ka thënë për Koha.net se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.

Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur brenda një lokali rreth orës 00:10.

“Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informacionet për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën ‘Fan Stilian Noli’ në Gjakovë, ku për pasojë tre persona kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe personave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar”, ka thënë Elezaj.

Ai ka shtuar se janë duke kryer procedurat e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

Më tej është bërë e ditur se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.