BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Kryemadhi dhe Manja ‘kunja’ e batuta te dera e Parlamentit?!

14:21 - 11.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kemi folur javë pas jave për Monika Kryemadhin, si dhe për stilin unik që e karakterizon.




Edhe njëherë, deputetja e Partisë së Lirisë ka treguar që është padyshim ndër femrat e veshura më mirë në politikën tonë. Këtë javë, ajo kishte përzgjedhur tërësisht ngjyrën gri, si për veshjen ashtu edhe për të gjitha aksesorët e saj.

Si gjithnjë, kafen ajo kishte preferuar që ta merrte me vete, duke mos humbur kohë në kafenetë vërdallë Parlamentit. Por, natyrisht që kur vjen puna për një përshëndetje me një koleg dhe patriot, ka gjithmonë kohë.

Kryemadhi ka qenë duke ngjitur shkallët, kur tek dera e Parlamentit ka qenë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Të dy kanë nisur bisedën që nga distanca, ku me gjasa kanë vijuar edhe në ambientet e brendshme. Nga ekspresionet duket se mes dy dibranëve ka ‘fluturuar’ ndonjë kunj apo batutë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.