Kosova

Ndodh në qytetin shqiptar, qytetari gjen portofolin plot me para dhe e dorëzon në polici

13:37 - 15.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një qytetar në Prizren ka dorëzuar në polici shumën prej 500 euro. Policia njofton se qytetari kishte gjetur paratë dhe më pas i ka dorëzuar në stacionin policor në Prizren.




“Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet A.P., ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro, 6100 Lekë Shqiptar para metalike prej 1 dollari Amerikan si dhe dokumente personale: (Letërnjoftimin dhe Patentë shoferi). Ai, menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D, nga Republika Shqipërisë.

“Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.