LAJMI I FUNDIT

Pak ditë nga ndryshimi i orës, ja kur do t’i çojmë akrepat një orë përpara

20:41 - 16.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të dielën e fundit të marsit, pra më 31 mars 2024, pritet të kthehet ora verore.




Akrepat e orës duhet të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00 e mëngjesit. në orën 04:00 të mëngjesit.

Ndryshimi i orës bazohet në një sistem që synon të përdorë sa më mirë dritën e ditës për të kursyer energji.

Ora verore zgjat 7 muaj, ndërsa ajo dimërore fillon të dielën e fundit të tetorit dhe aplikohet për 5 muaj.

Referenca e parë e njohur për përdorimin e orës së diellit ishte nga Benjamin Franklin në një letër të botuar në një gazetë franceze. Në këtë letër nuk përmendet ndryshimi i orës, por sugjerimi që njerëzit të zgjohen një orë më parë.

Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë ndryshimin e detyrueshëm të orës në vitin 2021, duke i dhënë çdo shteti anëtar mundësinë të zgjedhë në mënyrë të pavarur nëse do të mbajë orën verore apo dimërore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.