BOTA

Ngjarja e rëndë në Moskë, Zelensky: E pritshme që Putini që lidhet sulmin në Ukrainë

22:30 - 23.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka qenë e pritshme që presidenti rus Vladimir Putin ta lidhë sulmin në Moskë me Ukrainën.




Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës dy vjet më parë. Më herët gjatë ditës, Putin përmendi Ukrainën si aleate e të dyshuarve për vrasjen e të paktën 133 personave në një sallë koncertesh të premten.

Në një video-adresim të shtunën në mbrëmje, Zelensky ka thënë se “ka qenë absolutisht e parashikueshme” që Putini të presë një ditë pas sulmit për të gjetur një lidhje me Ukrainën për masakrën.

Ai më pas ka thënë se “qindra mijëra terroristë të Putinit që i ka dërguar dhe janë vrarë në Ukrainë, do të ishin të mjaftueshëm për t’i ndalur sulmet terroriste brenda Rusisë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.