BOTA

Aksident i rëndë/ Makina me shpejtësi në garë merr përpara spektatorët, 4 persona humbin jetën në Hungari

17:42 - 24.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur të dielën, kur një makinë – që ka marrë pjesë në një garë në Hungari – ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët, kanë thënë autoritetet.




Sipas deklaratës policore, ende nuk dihet pse makina, që ka marrë pjesë në garën dyditore në veri të Hungarisë, ka dalë prej rrugës.

Përplasja ka ndodhur mes qytezave Labatlan dhe Bajot në qarkun verior Komarom Esztergom, sipas policisë, e cila ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.

Shumë ambulanca dhe helikopterë me ekipe shpëtimi janë parë në skenën e incidentit dhe garat janë ndalur menjëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.