Kronikë

FOTO/ Shpërthim me tirtol në oborrin e banesë së një 62-vjeçareje në Shkodër, detajet e para

07:59 - 25.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shkodër.




Sipas informacioneve nga policia, mësohet se shpërthimi me tritol ka ndodhur rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”,  tek porta e oborrit të banesës së 62-vjeçares Frida Sala.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur kontrollin në zonë për kapjen e autorit/autorëve.

Ende nuk dihen arsyer që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë   të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor  po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.