Kryesore

Skandal/ Rreth 100 pasagjerë të Wizz Air ngelën në Pragë! Qytetari: Fluturimi u shty tre herë…

21:03 - 25.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kompania Wizz Air ka lënë në aeroport ditën e sotme rreth 100 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin me linjë direkte nga Praga për në Tiranë.




Një qytetarë ka denoncuar ‘braktisjen’ që u është bërë në Pragë nga Wizz Air.

Siç shihet nga pamjet qytetaret kanë mbetur të bllokuar në zonën e imbarkimit, ndërkohë që avioni sipas dëshmitarëve është nisur, duke mos marrë në bord pasagjerët që kishin paguar biletat.

Juliani një prej pasagjerëve sqaron kalvarin e pritjes që i ka shoqëruar ditën e sotme.

“Jam nga grupi i shqiptarëve që ka mbetur në Pragë. Wizz Air ka pasur një udhëtim direkt të programuar në orën 2, e ka shtyrë 3 herë brenda ditës. Nga ora  14:00 e çoi në 17:00, nga 17:00 e çoi në 18:30 pastaj e çoi në 19:10 dhe më pas në kohën kur ne ishim dukë u bërë gati, duke imbarkuar, mbyllin derën dhe ikën avioni me 1/3 e pasagjerëve. Te gjithë tjerët jemi këtu, mbi 150 veta.

Tani po shkojmë për të vulosur pasaportat për të dalë nga zona e imbarkimit, që të na japin edhe një shpjegim më të detajuar. Kjo gjëja nuk ka as shpjegim kjo gjëja.

Uroj që Wizz Air sensibilizohet dhe nesër mund të sjellë një avion të na sjellë në Tiranë” tha një prej pasagjerëve.

Shikoni KËTU videon.

/Burimi Panorama.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.