Kryesore

“Politika te ne e ka linçuar opinionin publik”- Aleksandër Çipa në “Galdinicast”: Kemi mbetur peng në historinë e tri dekadave të fundit, kjo gjë duhet të ndryshojë

21:57 - 26.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Aleksandër Çipa, njëherësh dhe kreu i Unionit të Gazetarëve, ishte i ftuar në posdcastin e Arian Galdinit, “Galdinicast”, ku foli për politikën dhe opinion publik.




Çipa u shpreh se në vendin tonë, politika e ka linçuar dhe masakruar opinionin publik, ndërsa shtoi se kemi mbetur peng në historinë e tri dekadave të fundit të bipolaritet politik.

“Opinioni publik te ne nuk është se është i padëgjueshëm apo aq më tepër i padiktueshëm. Është një nga opinionet më të duruara nga vendet e tjera, sepse politika tek ne e ka linçuar opinionin publik, e ka masakruar. Mënyra sesi ka ligjëruar protagonizmi politik në Shqipëri, në adresë të opinionit publik ka qenë sadiste dhe një ndër arsyet pse sot ne kemi një shoqëri të vrazhdë. Në duhet ta ndryshojmë këtë gjë. Ne praktikisht kemi mbetur peng në historinë e tri dekadave të fundit të bipolaritet politik”, u shpreh Çipa

Ai gjithashtu foli dhe për autoritarizmin, ku tha se sot është më i rafinuar.

“Ndodh shpesh që edhe e ekzagjerojnë këtë punën e autoritarizmit, perceptimi ka qenë me hijen që na ka lënë diktatura. Sot është shumë i rafinuar dhe ne jemi një shoqëri që kemi prapambetje thelbësore sa i përket raportit me politik bërësin dhe qeverisjes, nuk krahasohet me ato vendet perëndimore. Ne në disa shoqëri të copëtuara, që kanë krijuar modulet e veta dhe janë të pakalueshme”, tha Çipa.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.