BOTA

Lëndoi pesë persona, vritet ariu i murrmë

15:17 - 27.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ari ngjyrë kafe që kishte lënduar pesë persona gjatë sulmeve të ndryshme në qytetin sllovak, është qëlluar për vdekje.




Videoja e ariut duke vrapuar rrugëve të Liptovsky Mikulas gjatë 17 marsit ishte bërë viral.

Autoriteteve u janë dashur dhjetë ditë që të gjurmojnë ariun që e qëlluan për vdekjen në pyjet që gjenden afër qytetit.

Dronët dhe teknologjia biometrike janë përdorur për të identifikuar ariun, ka bërë të ditur ministri sllovak i Ambientit, Tomas Taraba, i cili falënderoi të gjithë personat e përfshirë në kapjen e ariut.

Ariu vlerësohej nga autoritetet sllovake si 3-vjeçar që peshonte rreth 70 kilogramë, dhe ishte filmuar dhe fotografuar në disa raste duke vrapuar rrugët të qytetit sllovak në veri të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.