Kryesore

Remitancat arritën nivelin rekord në Shqipëri/ Vasili: Pensionistët s’do të mbijetonin dot pa dërgesat e emigrantëve

10:30 - 27.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të të dhënave nga Banka Shqiptare ku paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kanë shënuar rritje të ndjeshme në 2023, duke arritur nivelin më të lartë historik.




Sipas Vasilit, dyfshimi i parave që vijnë nga emigrantën ndodh për shkak të qeverisjes së korruptuar, duke shtuar se pensionistët nuk do të mbijetonin dot pa dërgesat e të ardhurave nga fëmijët e tyre.

Postimi i plotë:

Dyfishohen parate, qe vijne nga emigrantet ne krahasim me 2013, shkak qeverisja e korruptuar!

Faktet flasin vete ne menyre shume te qarte per shpopullimin dhe mungeses absolute te ndihmes nga qeveria, qe vetem grabit.

Remitancat ose thene thjesht parate qe shqiptaret ne emigracion cojne te familjaret e tyre ne Shqiperi jane dyfishuar ne krahasim me vitin 2013.

Eshte e ditur boterisht se mijra pensioniste me pensione mizerabel nuk do te mund te mbijetonin ne se nuk do te ishin keto dergesa te femijeve te tyre ne emigracion.

Dyfishimi ne krahasim me vitin 2013 eshte prova e kesaj qeverisje hajdutesh.

Vitet 2009- 2013 ishin vite kur u arrit liberalizimi i vizave, ishin vite te recesionit shume te rende te Greqise,Italise dhe tronditjes se madhe ekonomike ne Europe dhe ekonomia shqiptare sigurisht vuajti pasojat e ketij recesioni.

E pra kishte premisa logjike per largimin e shqiptareve dhe megjithate kjo gje nuk ndodhi dhe jo vetem qe nuk pati largime, por ndodhi e kunderta pati rikthime te shqiptareve nga emigracioni.

Aq e vertete eshte sa u ngrit edhe nje Program nga IOM(Organizata Boterore e Emigracionit) per trajtimim e rikthimeve te shqiptareve nga emigrimi.

Narkoqeverisja qe ka rrembyer pushtetin grabit qytetaret, grabit pensionistet, grabit te rinjte dhe detyron emigrantet qe bejne sajrifica aq te medha per te nxjerre buken e tyre ne dhe’ te huaj qe te cojne leke faniljeve ketu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.