Kronikë

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, 4 të arrestuarit akuzohen për korrupsion në zgjedhje. Policia jep detaje

09:30 - 27.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksion me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është zhvilluar mbrëmjen e djeshme 26 prill në Kadastër, për ekzekutimin e vendimit të SPAK për caktimin e masës së sigurisë ndaj 4 shtetasve.




Mësohet se policia ja ndaluar 4 persona, konkretishte shtatsit me iniciale  D. S., 46 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”; A. O., 62 vjeç me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”; A. H., 47 vjeç me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”; Y. B., 47 vjeç me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni i koduar “Ndikimi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisië Kriminale, në drejtimin e SPAK-ut.

Zbatohen urdhrat e datës 26.04.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:

D. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.