BLUETOOTH

Romanca me Meriton Mjekiqin, vëllai i Ilnisa Agollit tregon se si e priti familja lidhjen e gazetares në “BBVIP”: Paragjykohet! Tentojnë të të godasin…

14:32 - 27.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin Agolli ditën e sotme teksa ishte i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ka folur më shumë rreth motrës së tij dhe romancës së saj me Meriton Mjekiqin në “Big Brother VIP”.




“Si e ka pritur familja romancën e Ilnisës?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua Kevinit, i cili tregoi se motra e tij ka një natyrë rebele dhe e ka fituar lirinë që ajo do, megjithëse shpesh herë ajo paragjykohet nga të tjerët.

“Ilnisa ka natyrë rebele, lirinë e ka fituar dhe prandaj ndodh edhe pjesa që shpesh paragjykohet dhe goditet. Goditet nga ata njerëz që nuk e njohin lirinë dhe kur shohin një person të tillë ndjehen të ndrydhur dhe tentojnë të të godasin, është njësoj si me qelizat e trupit kur futet nje virus.” – tha Kevi.

Ai tha se i pëlqeu shumë premtimit që Meritoni i bëri Ilnisës mbrëmjen e djeshme, kur ajo ishte në një nominim “kokë më kokë” me Lediona Xheladinaj, duke i thënë që nëse do të eleminohet do të dalin së bashku nga shtëpia.

“Prime dje më pëlqeu shumë sepse hodhi dritë mbi disa emocione pozitive. Ilnisa është shumë emocionale dhe Meritoni është katalizatori i emocioneve të saj. Këto ditë është mbytur prej pjesës që nuk ka qenë afër me Meritonin. Deklarata e tij ishte e bukur që preku shumë njerëz dhe tregoi ndjenjën e tyre sepse vazhdohet paragjykohet dhe thuhet se Ilnisa është më e përfshirë ndërkohë që duket Meritoni më i përfshirë. Ndjenja e tyre po rritet në mënyrë shumë organike”– u shpreh Kevin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.