BLUETOOTH

“E dashura ime e ka emrin Ana”/ Albano Bogdo ngacmon Robert Berishën për Nora Istrefin, si reagoi moderatori?

11:36 - 28.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”.




“Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të shqetëson ky fakt?”, ishte një ndër pyetjet që Albano Bogdo i drejtoi Robert Berishës për këngën e ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefi.

“S’më shqetëson fare sepse ka 7-8 vite që është bërë kjo këngë”- tha Roberti, i cili tregoi se tashmë kjo këngë i lidhet me emrin e të dashurës së tij aktuale Ana.

Pjesë nga biseda:

Albano: Ne të dyve na pëlqen shumë kënga “O Ana” të shqetëson ky fakt?

Roberti: Jo fare

Albano: Sa i trashë je

Baby G: Dje e kënduam bashkë me Robertin

Roberti: S’më shqetëson fare sepse ka 7-8 vite që është bërë kjo këngë dhe tani më lidhet me këtë këngë sepse femra që kam tani e ka emrin Ana. Kurrë më parë nuk kam qenë i lidhur me një vajzë me emrin Ana.

Albano: Paska rastis kënga fiks

Roberti: Po por nuk më bezdis


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.