LAJMI I FUNDIT

‘Ligji dhe “Maliqi” i Tatimeve’/ Emërimet abuzive të Ceno Klosit tek Drejtoria e VIP-ave! Vetting zbulon paradoksin me firmën e kryetatimorit!

21:26 - 28.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

EMISIONI VETTING





Shkeljet e ligjit të nëpunësit civil dhe konflikte interesi!

SPAK ka zgjeruar hetimet për Ceno Klosin edhe për abuzimet në punësimet në Administratën Tatimore. Javën e kaluar, SPAK i sekuestroi telefonin shefit të kabinetit të Ceno Klosit.

 

“Vetting” ka siguruar dokumente zyrtare të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të cilat janë firmosur në shkelje të hapur të ligjit nga kreu i Tatimeve, Ceno Klosi.

Këto dokumente lidhen me procedurat e lëvizjes së Inspektorëve të Drejtorisë të Tatimpaguesve të Mëdhenj ose VIP e thënë ndryshe. Në listën e siguruar nga “Vetting” zbulohen emrat e 15 inspektorëve te Tatimet, të cilët me urdhër të Ceno Klosit, nr/ 152, datë 28 tetor 2022, të angazhohen në kryerjen e kontrolleve nga Drejtoria e VIPA-ve te Biznesi i Madh në Tiranë.

Ky veprim është në shkelje të pikës 2, të nenit 19, të Ligjit nr.9920, datë 19.5.2008 , “Për Procedurat Tatimore të Republikës së Shqipërisë”, “marrëdhëniet e punës së nëpunësve të administratës tatimore rregullohen sipas dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil, përveç rasteve kur në këtë ligj parashikohet ndryshe.”

Por shkeljet janë më të rënda kur në lojë është kupola e Tatimeve. Në rastin konkret, Oltion Caku, i cili fillimisht ka qenë drejtor te Tatimet në Fier, është ngritur në detyrë në shkelje të ligjit nga kreu i Tatimeve Klosi me urdhrin 20/1, datë 28 shkurt 2022.

Vendimi për Oltion CAKU

“URDHËROJ:
1. Z.Oltion Caku, aktualisht në pozicionin Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, caktohet të ushtrojë detyrat e funksionale të Drejtorit të Drejtorisë, në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj.”

Është ligji “Për Procedurat Tatimore”, i cili e thekson qartë nëpërmjet nenit 20, se: për këto punësime ka fuqi vepruese ligji nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”.

Avokatja Margarita Kola shprehet se: “Kemi të bëjmë me një nivel përgjegjës sektori mesa kuptova, me një nivel të mesëm të nëpunësit civil, i cili ka kaluar me një transferim të drejtorit në nivelin e lartë TND që quhet, të nëpunësit civil. Ligji siç thashë në nenin 25, 26,27,28, tregon të gjitha hapat që duhen kryer.

Edhe ajo që është më e rëndësishmja, në këtë rast duhet të kalosh patjetër nëpërmjet një konkursi kombëtar. Pra, jo nëpërmjet emërimit që ty ta bën titullari.”

Sipas neni 26, të Ligjit “Për Nëpunësin Civil”, plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët ose të mesme drejtuese bëhet, së pari, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe, në rast të mosplotësimit të vendit të lirë, me procedurën e ngritjes në detyrë.

SHKELJET LIGJORE

Sipas avokates, Margarita Kola ngritjet në detyrë pa ndryshim page lënë shkak për dyshime.

“Në këtë rast kanë ndodhur dy shkelje, e para ky nuk ka qenë njëherë në radhët e drejtuesve të lartë nëpunës civil dhe e dyta ka kaluar emërim jo nëpërmjet një konkursi kombëtar. Këto janë dy shkelje që janë në kundërshtim me nenin 25, 26, 27, 28 të Ligjit për Nëpunësin Civil.”

Në ngritjen në detyrë të Oltion Cakut gjendet një paradoks në shkresën e firmosur nga kreu i Tatimeve, ku në pikën 2 shkruhet se “marrëdhëniet financiare nuk ndryshojnë”.

Si është e mundur që një person ngrihet në detyrë pa iu ndryshuar rroga? Kush e paguan këtë person, Drejtoria e Kontrollit Tatimor apo Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj?

Një pyetje tjetër është: Pse shërben Departamenti i Administratës Publike kur kryetatimori Ceno Klosi emëron dhe i lëviz inspektorët në kundërshtim me ligjin e Nëpunësit Civil sipas dëshirave të tij?

Avokati Redi Ramaj thotë se: “Vet ligji u krijua në vitin 2013, me idenë që të kishim një ndarje mes politikës dhe administratës publike”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.