BLUETOOTH

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare ish finalisti i “Big Brother”

17:20 - 28.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konkurrenti i Celebrity Big Brother, George Gilbey ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare.




Sipas mediave të huaja  Gilbey vdiq mëngjesin e së mërkurës, më 27 mars, pasi ra nga një lartësi teksa punonte si elektriçist.

Ai u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në Gogglebox dhe Celebrity Big Brother.

Personeli i urgjencës u përgjigj në vendin e ngjarjes në biznesin “EGL Homecare në Shoeburyness,” në qytetin e Southend-on-Sea, ku ai u konfirmua i vdekur.

Policia e Essex-it raporton gjithashtu se një burrë u arrestua më vonë me dyshimin për vrasje të rëndë të 40-vjeçarit nga pakujdesia.

Ylli 40-vjeçar  ishte më i njohur për paraqitjen në serialin Channel 4 së bashku me nënën e tij, Linda McGarry dhe njerkun Pete McGarry, i cili vdiq në moshën 71-vjeçare në vitin 2021.

Ai gjithashtu u shfaq në serinë e 14-të të Celebrity Big Brother në 2014, duke arritur në finale.

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.