BLUETOOTH

“Isha në panik”- Pasi ofendoi Kiara Titon, Sara Gjordeni sqaron komentin denigrues për ish-banoren e BBV: Çdo grua që do ishte në vendin e saj…

19:01 - 27.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sara Gjordeni po shijon ditët e shtatzënisë, ku të shumtë kanë qenë fansat që e kanë uruar për këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj. Megjithatë, shumë aktive në rrjetet sociale, ish-banorja e “Big Brother” ka risjellë edhe një herë në vëmendje komentin që bëri për Kiara Titon. Ajo u pyet nga ndjekësit se përse Bardhi deklaroi se i kishin marrë “Instagram”- in, kur nuk ishte e vërtetë.




“Pse tha Bardhi që ta kishin marrë ‘Instagram’-in kur s’është e vërtetë? –

Më intereson shumë ta sqaroj këtë situatë, sepse kurrsesi s’e pranoj dot që disa të mendojnë se unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë bëj. Unë jam gocë që mes emisionit flas me emra dhe kur kam një dedikim për dikë, i bëj tag dhe e përmend. Nuk fshihem pas gishtit. As Bardhi, as unë nuk thamë qe ‘story’-t dhe komenti s’ishin bërë nga unë. As që ‘Instagram’-i ishte hakuar. Tha: Sara nuk ka akses. Qartë dhe shkurt ‘Instagram’-i im është bërë log out një orë pas ‘story’-ve dhe kurrsesi s’mund të futesha më. Sipas genihaka, kjo ndodhte kur shumë persona kishin ‘passw’ tënd njëkohësisht. Gjë që është e vërtetë sepse nga momenti që jam futur në ‘Big’ e momentalisht që flasim në ‘ig’ tim kanë akses 4 devices minimalisht. Unë dhe Bardhi duke mos ditur si funksiononte si gjë, në gjendjen e panikosur që ishim, menduam imagjino ç’mund të bënte ndonjë foto skandaloze nga neti e hedhur si ‘story’ në ‘ig’ tim në atë moment, ku çdo gjë po bëhej lajm. Do bëhej skandal. Ndaj e bëmë atë ‘story’ plot frikë. Disa e quajtën mbështetje të tij në ‘mashtrimin’ tim. Kur në fakt përdori platformën e tij në një moment shumë delikat, siç do bënte çdo partner i mirë për vajzën që ka në krah. Ama kishte plot nga ata që e menduan si deshën”.

Sara Gjordeni ishte e ftuar në “Cheery On Top”, ku foli për romancën e saj me Bardhin dhe komentin drejtuar Kiarës. Ajo gjithashtu zbuloi se ka marrë mallkime dhe kërcënime, teksa rrëfeu edhe një koment të bërë nga një grua, e cila e krahasonte me Kiarën përsa i takon shtatzënisë.

“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzënë, sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ia thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzënë”, – tha Sara.

“Mendoj se ndjesë meriton çdo njeri që do ishte në vendin e saj. Nuk ishte diçka e iniciuar nga unë. Nuk kam asgjë personale, por mendoj se ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do ishte në vendin e Kiarës”, – nënvizoi ishbanorja e ‘BBVIP’.

 

Ish-misi Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë çifti përmes një postimi në “Instagram”, duke treguar se mezi po presin që foshnja e tyre të vijë në jetë. Së fundmi Sara ka zhvilluar një bisedë me fansat e saj në “Instagram”, ku ndjekësit kuriozë e kanë pyetur ish-banoren e “BBV” rreth shtatzënisë.

“O Sara sa muajshe je shtatzënë?”, – shkruan një ndër komentueset, ndërsa Sara tregoi se është 7-javëshe shtatzënë, duke treguar se foshja e tyre është një mrekulli nga Zoti, sepse erdhi atëherë kur çifti kishin më shumë nevojë për të.

“Aman moj motër se s’kemi parë njerëz më me smirë dhe mllef sesa ata që komentonin kur kemi ngjizur bebin. Imagjino të të mbajnë pishtarin dhe të kërkojnë llogari se kur e bëre, tmerr. Megjithatë, ne nuk e marrim për të madhe. Sipas mjekes isha 7-javëshe dhe jo 4. Për ata që janë skandal në mënyrën si llogaritet një shtatzëni, i bie që bebushi ka ardhur mes nesh midis datave 15 dhe 18 mars, duke marrë parasysh sesa shumë mundohen disa çifte për bebe, ndonjëherë edhe vite e konsiderojmë mrekulli të Zotit kaq herët dhe atëherë kur e deshëm më shumë”, – iu përgjigj Sara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.