Kryesore

Denoncimi i fortë i Vasilit: Në zyrat e PL-së kanë hyrë persona të paautorizuar, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike

13:33 - 29.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar se janë grabitur zyrat e Partisë së Lirisë, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë dhe kanë marrë rrjetin e komunikimeve elektronike.




Sipas Vasilit, kjo është një ngjarje e tipit mafioz, karakteristike e “rilindjes”, që sic tha ai kërkon të qeverisë përmes shantazhit dhe presionit.

“Partia e Lirisë është përballur me një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e “Rilindjes”, që kërkon të Qeverisë vetëm përmes shantazhit dhe presionit.

Në zyrat e saj kanë hyrë në mesnatë persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar duke grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Partia e Lirisë në respekt të ligjit ka depozituar denoncimin e kësaj ngjarjeje në Prokurorinë e Tiranës për hetimin dhe identifikimin e autorëve.

As kjo tentativë dhe asnjë presion nuk e ul dot ritmin dhe vendosmërinë e Partisë së Lirisë për t’u përballur me “Rilindjen” dhe mashat e saj, por përkundrazi shumëfishon energjitë e saj në betejën për përmbysjen e narkoqeverisjes rilindase”, thuhet ne denoncimin e Vasilit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.