Kryesore

Zgjedhja e kryetares së komanduar të Himarës me shumicë votash, reagon Rama: U tregua se shumica e madhe e himarjotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit

13:23 - 29.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka komentuar tensionet gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku u zgjodh kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala.




Kreu i qeverisë u shpreh se kjo ishte një përpjekje e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim.

Sipas Ramaës, kjo tregoi qartë faktin e thjeshtë se “shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes”.

Edi Rama:

Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.