BLUETOOTH

VIDEO/ U surprizua nga miku i tij teksa martohej me Heidin, ja detaji që i shpëtoi Romeos gjatë takimit me Elgitin

15:03 - 30.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Elgit Doda, ka qenë i ftuari special në dasmën e çiftit Heidi-Romeo një natë më parë në “Big Brother VIP”.




Elgiti po ashtu është edhe mik i ngushtë i Romeos. Aktori u përlot kur pa që në dasmën e tij kishte ardhur për të performuar Elgiti, i cili së bashku me Donaldin kanë bërë një këngë pikërisht për këtë rast.

Dy miqtë u takuan mes lotësh, por një detaj duket se i ka shpëtuar Romeos gjatë këtij takimi.

Para se Elgiti të hynte për të për formuar në BBV, Donaldi tregoi në një “Instastory” se këngëtari ishte lyer me parfumin e tij, që Romeo t’a kuptonte aromën e tij.

Shiko videon KËTU

Por mesa duket Romeo nuk e ka njohur parfumin e të vëllait.

Kujtojmë se, dje ndodhi dasma e dytë e improvizuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku çifti që u celebrua kësaj here ishin Romeo dhe Heidi, ndërsa Julian Deda ishte banori që celebroi çiftin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.