Kronikë

Vrasja me thikë e 18-vjeçarit në Shkozë, shoqërohen në polici katër persona! Shkak i konfliktit dyshohet një vajzë

09:33 - 01.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona janë shoqëruar në polici, si autorë të dyshuar të vrasjes me thikë  mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë, ku 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, ka humbur jetën rrugës për spital.




Policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici katër persona, të përfshirë në konflikt dhe janë ende duke u marrë në pyetje. Sipas News 24,  shkak për sherrin mes të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur.

Mësohet se pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin dhe më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët.

Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.