Kronikë

Vrasja me thikë në gjoks e 18-vjeçarit pas sherrit mes të rinjve, policia: Janë ndaluar 4 autorët e dyshuar, 3 prej tyre të mitur

10:09 - 01.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona janë ndaluar nga policia si autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme (31 mars)  në Shkozë, ku mbeti i vrarë me thikë në gjoks, 18-vjeçari Aurelio Dervishi.




Policia bën me dije se nga katër të arrestuarit, tre prej tyre janë të mitur, dy 16 vjeçsrë, një 15 vjeç dhe një 20-vjeçar me iniciale F.Sh.

“Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, njofton policia.

Sipas News 24,  shkak për sherrin mes të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë. Agresorët mësohet se i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur.

Mësohet se pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin dhe më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët.

Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë

Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:

Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.