BLUETOOTH

E trishtë/ Ndahet nga jeta shkrimtarja shqiptare! Reagon babai i saj: Humba vajzën e mrekullueshme

10:24 - 09.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i trishtë për letërsinë shqiptare! Poetja dhe shkrimtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut Lindita Ahmeti, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare.




Lajmi për ndarjen nga jeta të poetes, e ka dhënë babai i saj, Xhabir Ahmeti, i cili në një postim në Facebook, shkruan se ka humbur vajzën e tij të mrekullueshme.

“Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, shkrua ai.

Kush është Lindita Ahmeti?

Pas përfundimit të shkollës së mesme në Shkup, ajo vazhdoi studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Shkupit, ku u specializua në filologjinë klasike. Me një pasion të flaktë për letërsinë, ajo ligjëroi letërsinë antike në Universitetin e Tetovës dhe punoi në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Gjatë karrierës së saj, Lindita Ahmeti shkroi poezi në gjuhën shqipe dhe maqedonase, duke lënë gjurmë që nga fillimi i viteve të ’90-ta. Ajo publikoi disa vëllime me poezi, duke shquar talentin dhe ndjeshmërinë e saj në shprehjen poetike.

Lindita është vajza e shkrimtarit dhe profesorit Xhabir Ahmeti dhe motra e aktorit tashmë të ndjerë Luran Ahmeti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.