BLUETOOTH

Ajri brenda shtëpisë mund të jetë më i ndotur se ajri jashtë saj, ja lulet që mbushin shtëpinë me oksigjen

12:43 - 10.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E dinit se ajri brenda shtëpisë mund të jetë shumë herë më i ndotur se ajri jashtë saj?




Ambientet e mbyllura thithin shumë energji dhe kimikate brenda tyre. Për fat të mirë bimët na ndihmojnë që të arrijmë ta filtrojmë ajrin në mënyrë të vazhdueshme dhe natyrale në çdo ambient.

Por vetëm një lloj i caktuar lulesh arrijnë ta kryejnë plotësisht këtë proces.

Për vite të tëra lulja e fierit ka zënë vend në shtëpitë dhe kopshtet shqiptare.

Mund ta vendosni në çdo zonë të shtëpise, në sallon gjethet e shpeshta jeshile do t’i japin shtëpisë shumë stil dhe dritë.

Kjo bimë shumë voluminoze dhe e bukur është shumë e thjeshtë për t’u mbajtur në ambjentet e shtëpisë nga çdokush.

Fieri ndihmon në pastrimin e toksinave të dëmshme që ju rrethojnë.

Është mirë ta mbani në zona me lagështirë ku nuk bie shumë dielli.

Sigurohuni ta ujisni rregullisht në mënyrë që të shpërndajë sa më shumë oksigjen brenda dhomave tuaja.

Nëse po kërkoni një lule e cila mund të rritet edhe pa shumë kujdes, lule shpata është e duhura për ju.

Është një ndër lulet më të përhapura nëpër ambiente të brendshme dhe jo pa qëllim.

Lule shpata  do të veprojë si një pastrues ajri natyral për shtëpinë tuaj.

Mbajeni në ato zona të shtëpisë ku bie më shumë dielli dhe ujiteni çdo 2-6 javë.

Gjatë ujitjes spërkasni edhe gjethet e luleve  me pak ujë sigurohuni të mos e ujisni shumë.

Zambaku është një bimë me gjethe të mëdha jeshile dhe lule të bardha.

Një dekoruese shumë e mirë dhe e dobishme për shtëpinë.

Perfekte për t’u mbajtur në tavolinë apo në ambientet e dhomës.

Zambaku do t’ju ndihmojë të filtroni pluhurin dhe ajrin e rënduar nga çdo ambient.

Mbajeni të hidratuar dhe në vende me shumë dritë natyrale.

Fikusi

Një bimë që rritet në vazo të mëdha përfekte për dekorim dhe pastrimin e ajrit.

Gjethet e mëdha janë dekori i duhur për shtëpinë tuaj.

Mund ta lini në një cep të dhomës pasi nuk kërkon shumë dritë natyrale.

Ujiteni sa herë që të shikoni se dheu në vazo është plotësisht i thatë.

Në verë përsëriteni i këtë proçes 1 herë në javë.

/AgroWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.