Kronikë

Kryen manovra të rrezikshme pranë shkollës dhe rrezikon jetën e nxënësve, gjimnazisti rezultonte nën efektin e kokainës

19:51 - 11.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme Oficerja e Sigurisë dhe Drejtoresha e Shkollës së mesme “Feti Vogli”, Tiranë kanë njoftuar policinë se një nxënës i vitit të tretë në shkollën e tyre, shtetasi L.L 19 vjeç, ka qenë duke kryer manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të shkollës, duke rrezikuar edhe nxënësit e tjerë.




Pas verifikimeve të kryera me drogëtestues, ky shtetas rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “Cocaine”, si dhe i pa pajisur me leje drejtimi. Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë dhe arrestim i drejtuesit të automjetit nga policia rrugore e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.