BLUETOOTH

Jori Delli fejohet me reperin italian Fred De Palma?

13:38 - 13.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja Jori Delli disa muaj më parë konfirmoi lidhjen me reperin italian, Fred De Palma, me të cilin tashmë ajo ka nisur të bashkëjetojë.




Mirëpo, Jori ka nxitur dyshimet e publikut se çifti e kanë çuar romancën në një tjetër stad, atë të fejesës.

Ish-banorja e “BBV” ka postuar në “InstaStory” një foto, duke ndarë me ndjekësit thonjtë e saj të rinj, ndërsa ajo që ra në sytë e publikut ishin dy unaza në gishtin e fejesës së Jorit. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se Jori dhe reperi janë fejuar megjithëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e modeles.

Të dy shijuan pushime sa në kryeqytet apo në bregdetin tonë të bukur. Megjithatë, duket se dyshja kanë hedhur hapin e radhës dhe ka qenë vetë modelja që ka ngritur shumë pikëpyetje me postimin e fundit. Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët kuriozë për të ditur më shumë rreth jetës së saj personale e kanë pyetur modelen se si është njohur me reperin.

“Si je njohur me Fredin”, e pyeti fansja. “Njihemi prej shumë vitesh (ndoshta 6/7), por më dukej antipatik dhe nuk më pëlqente. Nuk dua të tregoj si jemi njohur për të mos bërë një figurë të keqe”, tregoi Jori. Modelja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat e saj momente romantike me të dashurin e saj me të cilin prej kohësh ka nisur të bashkëjetojë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.