BLUETOOTH

Paparazzi/ Zana Çela s’njeh moshë, fotot e drejtoreshës së TOB në rrugët e Tiranës

20:51 - 13.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është e pamundur që mos të vihet re teksa kalon rrugëve të Tiranës. E kemi fjalën për Zana Çelën, që për shumë identifikohet si imazhi që për shumë vite drejtoi Teatrin e Operas dhe Baletit, por natyrisht që për të gjithë është një nga gratë më sharmante në vendin tonë.




Zana Çela është emëruar në në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit prej disa muajsh ku dhe po vijon me detyrën e saj. Paparaci ynë e ka fotografuar në zonën e ish-Bllokut, ku artistja ka qenë krejt e vetme.

E veshur me një kostum të zi të gjerë, Zana dukej se ishte në një formë perfekte fizike, ku si gjithnjë u shfaq e kuruar deri në detaj. Duket se vitet kalojnë, por për Zanën kanë qëndruar në vend, duke u shfaqur gjithnjë plot sharm.

Në daljet e rralla publike, artistja ka folur edhe për jetën private, ku kohët e fundit ka folur edhe për rolin si vjehrrë. Ishte pikërisht dita e parë e vitit, ku ajo na prezantoi edhe me nusen e saj, të cilën më herët kishte thënë se e donte si vajzën e saj.

 

“Të dashur miq, gjatë kësaj periudhe magjike të vitit, e gjej veten duke reflektuar mbi bekimet e shumta në jetën time, që është familja ime dhe miqtë e shumtë. Me Seidën nusen e djalit, vajzën time, ju uroj miq një vit të mbushur me dashuri, gëzim dhe mbarësi në të gjitha gjërat që kanë më shumë rëndësi për Ju dhe familjet Tuaja”, shkruante Zana në rrjetet e saj sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.