BLUETOOTH

Pas akuzave për dhunë fizike nga Princ Leka, Gjergj Zaharia dhe Yllka Mujo fotografohet nga paparazzi duke shëtitur Princeshën Geraldinë

22:21 - 13.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skandali që përfshihu Princ Lekën dhe familjen e ish-bashkëshortes së tij mori vëmendjen e mediave shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Ajo që ndodhi ishte e denjë për një skenar filmash. Princ Leka filmoi Elian, teksa kjo e fundit e sulmonte, pasi mësoi se Princi i kishte goditur babain.




Kur kanë kaluar gati 1 muaj nga ngjarja, duket se gjithçka i është rikthyer normalitetit, ndonëse zhvillimet tashmë po vijojnë në dyert e Gjykatës. Por teksa situata mes Princit dhe familjarëve të ish-bashkëshortes duket e nderë, për Gjergj Zaharian dhe Yllka Mujon, asgjë nuk ka ndryshuar në rolin e tyre si gjyshër.

Paparaci ynë ka mundur t’i fotografojë, teksa të dy kanë qenë duke shëtitur me karrocë vajzën që Leka ka me Elian. Geraldina në karrocë, është shoqëruar këtë pasdite nga dy gjyshërit e saj, ku të dy të veshur sportiv, duke shijuar pa fjalë këtë shëtitje me mbesën e tyre.

Kujtojmë se në konfliktin që Gjergj Zaharia me të bijën patën me Princin, Yllka zgjodhi mos të përfshihej. Ajo ka qëndruar totalisht në heshtje në lidhje me situatën që përfshiu familjarët e saj, duke zgjedhur të vijojë mbështetjen për të bijën, por edhe kujdesin për mbesën e saj.

 

Pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën. Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

yllka mujo Gjergj Zaharia1Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëritjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ishvjehrrin. Gjithashtu ,baba e bijë paditën për dhunë 42- vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci.

Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media. Në gjithë ngjarjen e rëndë, Gjergj Zaharia dhe e bija pretendojnë se janë vetëmbrojtur.

“Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur”, ka dëshmuar Gjergj Zaharia.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka dëshmuar Elia Zaharia.

Në dëshminë e tij, Princ Leka ka deklaruar se: “Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën ‘Murat Toptani’ rezidenca familjes mbretërore nr. 6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3-vjeçare, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së Oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Më pas unë i kam kërkuar Syles që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ishbashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të ish-bashkëshortes shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë: ‘t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua’. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos me ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës, edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente situata ka agravuar.Shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma te këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe me ka grisur xhupin, si edhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”.

Prej muajsh, ish-çifti mbretëror ka qenë kryefjalë e mediave të shtypit rozë. Shkak është bërë ndarja e bujshme e tij pas 15 vitesh. Që pas lajmit, Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re.

Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre muaj më parë, teksa treguan se kanë nisur ligjërisht procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare, nga e cila ka ardhur në jetë edhe një vajzë, Princesha Geraldina.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.