Kryesore

“Humbëm shumë raste të pastra”, Jurgen Klop pas disfatës ndaj Kristal Palas: Ndihemi si mbeturina

19:12 - 14.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Liverpuli u mund me shifrat 0-1 nga Kristal Palasi brenda në “Anfield”, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Premier Ligës angleze. Një humbje tepër poshtëruese për të besuarit e Jurgen Klop, që bënë një hap fals në garën për titullin kampion.




Pas përfundimit të ndeshjes gjermani dha një intervistë për “Sky Sports” ku shtoi:

“Ne kishim shumë mundësi të pastra shënimi. Kishim atë të Kurtis Xhons. Kishim atë të Nunjezit. Nëse do ta çonte topin pak më në cep, portieri nuk do të kishte asnjë shans. E njëjta gjë edhe për rastin e Diego Zhotës. Pastaj shansi i Muhamed Salah, që goditi një lojtar të Palasit në vijën fatale. Është e paimagjinueshme se si nuk mundëm të shënonim.

Ne kishim edhe momente të tjera dhe po flasim vetëm për rastet e pastra. Kështu është. Ne ndihemi si mbeturina dhe na duhet pak kohë që të marrim veten. Është një moment shumë i keq. Është disfata e dytë në shtëpi rresht dhe nuk jemi mësuar me këtë. Ne duhet të shohim se si do të përgjigjemi. Duhet të punojmë. Do e bëjmë, sigurisht. Por nuk mund ta them këtë tani që sezoni po mbaron. Nuk është momenti.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.