BLUETOOTH

VIDEO/ “Mos harro kurrë se loja e …”- Ilnisa Agolli i dërgon Meriton Mjekiqit mesazh të “koduar” në BBV?

20:18 - 14.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilnisa Agolli, një prej banoreve më të komentuara të BBV, e cila ndërpreu pak javë më parë garën e saj, ka gjetur një mënyrë për t’i komunikuar mesazhe të dashurit të saj, Meriton Mjekiqit, i cili vijon ende lojën në BBV.




Përmes “Big Love”, banorët kanë marrë mesazhe nga fansat e tyre, familjarë e miq, e për Meritonin një nga mesazhet ishte nga Ilnisa.

Ish-banorja ka shkruan se i mungon shumë, ndërsa i ka dhënë edhe një mesazh të fshehtë, duke u shprehur se “loja e shahut nuk do lëvizje spontane”.

“Këto ditë po fle pak, po dua ta dish që jam aty dhe ti je me mua. Dhe parfumin tënd e kam me vete. Më përqafohesh e më puthesh, aq shumë më mungon. Mos harro kurrë se loja e shahut nuk do lëvizje spontane”, ishte mesazhi i saj për Meritonin, që e bëri këtë të fundit të emocionohet e t’i përgjigjet duke i thënë se e do shumë.

Kujtojmë se Ilnisa u eliminua përfundimisht nga gara pas një nominimi të fortë me Meritonin dhe aktoren Egla Ceno.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.