Uncategorized

“Është mashtruese!”- Julia Ilirjani shpërthen keq ndaj Egla Cenos: Ka një muaj kohë të ndryshojë sjelljen e saj, ose…

14:19 - 15.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja Egla Ceno gjatë primet të së shtunës kërkoi që të ketë një pëballje me Julia Ilirjanin në shtëpinë e “BBVIP”, për shkak të deklaratës që ajo ka bërë lidhur me përjashtimin e Eglës nga teatri.




Këtë deklaratë Julia pretendohet se ia ka thënë Jul Dedës.

“Julia më ka thënë që Eglën e kanë përjashtuar nga teatri”- tha Jul Deda, duke acaruar aktoren, e cila më pas kërkoi përballjen.

Lidhur me këtë situatë ka ardhur dhe një regaim  nga Julia, e cila gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Fun Club”, i ka mohuar të gjitha akuzat që ajo ka lidhje me këtë histori.

Julia ka treguar se nuk ka bërë asnjë bisedë me Julian Dedën për jetën profesionale të Eglës.

Ndër të tjera, aktorja tha se Egla ka 1 muaj kohë që  të ndryshojë qasje apo të kërkojë falje publike për sjelljen e saj, ndërsa e quajti edhe mashtruese.

E para e punës unë vij nga Amerika dhe nuk e di fare nga cili teatri është pushuar Egla apo në cilin teatër ka punuar Egla dhe nuk e kam parë kurrë. Egla është një mashtruese. Unë Eglës i kam thënë që do kesh probleme kur të dalësh jashtë sepse do ngelesh pa punës si pasojë e sjelljes së saj brenda BBV. Ne aktorët punojmë në grup. Unë me Julin nuk kam bërë asnjë bisedë për anën profesionale të Eglës.

Egla nëse punon në një teatër, unë nuk e di për sa kohë mund të marrësh leje dhe së treti, Egla ka nxjerr aty brenda shtëpisë të gjithë veten e saj. Unë nuk po flas për anën profesionale, po flas për anën njerëzore. Ne jemi njerëz që punojmë në grup nuk futemi dhe mbyllemi në zyrë. Unë nuk e kam detyrim për të sqaruar Eglën sepse nuk më ka marrë Egla në këtë produksion. Por unë nuk kam frikë të kem një diskutim me Eglën. Egla ka dhe një muaj kohë të ndryshojë qasjen e saj ose të kërkojë një ndjesë publike për të gjithë sjelljen e saj”– tha aktorja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.