LAJMI I FUNDIT

“LRE synon të jetë në Parlament si zë i lirisë”- Kreu i Lëvizja e Re: Jemi e vetmja parti politike e re që ka Asamble Kombëtare e Kryesi të zgjedhur dhe 2 Kuvende

11:47 - 01.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i partisë Lëvizja e Re, Arian Galdini, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se LRE ka realizuar gjithçka deri më tani si një parti e re, vetëm me 1 celular dhe 1 Faqe Facebooku.




Ai shprehet se LRE synon të jetë në Kuvendin e Shqipërisë si zë i lirisë, ndërsa thekson se janë e vetmja parti politike e re që ka Asamble Kombëtare e Kryesi të zgjedhur dhe 2 Kuvende.

Ndër të tjera, Galdini shprehet se “ne jemi historia e 1 njeriu që ka një ide, historia e 1 ideje që ka krijuar 1 komunitet, historia e 1 komuniteti që ka krijuar një parti politike, historia e 1 partie politike që po bën mrekulli vetëm me 1 celular dhe 1 Faqe Facebooku, përballë 1 regjimi 3 Palësh PS – PD – PL që ka gjithçka.”

Reagimi i plotë

LRE në veprim, shpresa në veprim

Muaj të mbarë miq.

Ja pra kjo është LRE, aktivitete plot, me sallat plot e gjithçka e realizuar vetëm me 1 celular dhe 1 Faqe Facebooku.

A nuk është mrekulli?

Prej 24 tetorit 2020 kur LRE është krijuar, asnjë media nuk e njeh, asnjë media nuk e përmend, asnjë media nuk e informon publikun as për ekzistencën e as për aktivitetet dhe punën e saj.

Mohim total mediatik.

Refuzim total mediatik.

Shpërfillje totale mediatike.

Mediat flasin për parti të reja, por kurrë nuk e përmendin LRE dhe Arian Galdinin.

Mediat ftojnë në studio e bëjnë lajme e emisione pafund për parti të reja, por kurrë nuk e përmendin LRE dhe Arian Galdinin.

Mediat bëjnë sondazhe duke futur parti të reja dhe politikanë të rinj, por kurrë nuk e përmendin LRE dhe Arian Galdinin.

E megjithatë ky mohim, refuzim, shpërfillje, përqeshje, moskonsiderim, refuzim dhe çensurim mediatik, nuk na ka penguar që ne prej 24 tetorit 2024 e deri sot, të jemi partia e re me më shumë aktivitete politike se çdo parti tjetër, me më shumë salla plot se çdo parti tjetër.

Mediat na mohojnë por ne po bëjmë histori me 1 celular e 1 Faqe Facebooku.

Rregjimi 3 Palësh PS – PD – PL, ka pushtetet e shtetit, ka pushtetet e qeverisjes qendrore dhe lokale, ka pushtetet e Opozitës, ka partitë e reja dhe liderët e rinj që vetë Rregjimi grazhdon politikisht, financiarisht dhe mediatikisht duke i pompuar çdo ditë e çdo natë në çdo media, ka Oligarkët, ka bandat e krimin, ndërsa ne kemi vetëm 1 celular dhe 1 Faqe Facebooku dhe ja ku jemi, ja ku jemi me aktivitete plot e salla plot.

Ne jemi historia e 1 njeriu që ka një ide, historia e 1 ideje që ka krijuar 1 komunitet, historia e 1 komuniteti që ka krijuar një parti politike, historia e 1 partie politike që po bën mrekulli vetëm me 1 celular dhe 1 Faqe Facebooku, përballë 1 Rregjimi 3 Palësh PS – PD – PL që ka gjithçka.

Jemi e vetmja parti politike e re që ka Asamble Kombëtare të zgjedhur, Kryesi të zgjedhur dhe që ka 2 Kuvende.

Jemi e vetmja parti politike që ndonëse mediat nuk na përmendin kurkund, mediat na mohojnë këmbëngultësisht, studiot televizive nuk na njohin e nuk na ftojnë, moderatorët e emisioneve kryesore nuk na ftojnë kurrë e madje edhe në Sondazhet e organizuara nga mediat e Rregjimit ne nuk përmendemi kurrë, prapë se prapë ne vetëm me 1 celular e 1 Faqe Facebooku, ia dalim mbanë të jemi si një Univers Paralel që ekziston pavarësisht Universit Mediatik të Rregjimit.

Jemi Univers Paralel.

Ne jemi.

Mohimi mediatik nuk na e ndal dot ti mbushim sallat plot.

Ne jemi.

Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj ne jemi në veprim.

Këtë fundjavë ne do të jemi në Diasporë.

LRE përveç takimeve kudo e ngado në Shqipëri, në çdo fshat e qytet të Shqipërisë, zhvillon takime edhe në Diasporë.

Nga dt 3 – 6 maj do të jemi për takime në Rajonin e Toscana në Firenze, Prato dhe Pescia, në Itali.

LRE në veprim, shpresa në veprim.

Ne jemi parti e djathtë dhe opozitare.

Synojmë që zëri ynë në zgjedhjet e 2025 të jetë në Parlament.

Dhe do tia dalim.

Qoftë edhe nën mohim mediatik e refuzim mediatik, ne do të bëjmë histori me 1 celular dhe 1 Faqe Facebook.

LRE synon të jetë në Kuvendin e Shqipërisë si zë i lirisë dhe do tia dalim mbanë.

Pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.