BLUETOOTH

VIDEO/ “Kokë e këmbë” i dashuruar! Meritoni zbulon se çfarë pëlqen te Ilnisa: E adhuroj për…

10:09 - 15.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, ku diferenca në moshë nuk e ndaloi dashurinë e tyre.




Gjatë një bisede me Françeska Muratin, moderatori ka treguar disa nga arsyet se pse ra “kokë e këmbë” në dashuri me banoren.

“Unë Ilnisën e dashuroj, e adhuroj për femrën që është. E dua karakterin, tipin, mënyrën, artin, pikturën që ia kam kthyer. Unë e dashuroj”- tha Meritoni duke treguar se sa shumë është i dashuruar me Ilnisën.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Unë dua që burri im të më adhurojë, të vdesë për mua jo të shkojë e të shikojë femra të tjera. A thu se s’ka burra më në këtë botë

Meritoni: Unë Ilnisën e dashuroj, e adhuroj për femrën që është

Françeska: Pikërisht dhe ka lezet kjo gjë

Meritoni: Ajo e di këtë gjë dhe për këtë arsye ajo ndoshta më do kaq shumë. Unë e adhuroj, e dashuroj. E dua karakterin, tipin, mënyrën, artin, pikturën që ia kam kthyer. Unë e dashuroj

Françeska: Ia kreh flokët?

Meritoni: Normal që ia kreh flokët se e dua. Çdo gjë është perfekt për mua. Këtu përpiqeshin të më godisnin mua për flokët që ia krihja. Po normal që do ia kreh flokët, se e dua. Unë do ia bëj kafen, mëngjesin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.