BLUETOOTH

“Dua të dal”-Jetmiri: Po më bëhen padrejtësi! Po kërkoj të vendosni një standard

22:07 - 16.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kërcënim i pretenduar nga Jetmir Salajt i ka lënë hapësirë  të madhe një diskutimi publik lidhur me vërtetësinë apo jo të deklaratave të banorëve.




Ai pretendon se Egla Ceno e ka kërcënuar dhe për këtë arsye ai do të largohet nga formati.

Sakaq Jetmiri i thirrur në dhomën e rrëfimit ka hedhur akuza të forta ndaj formatit duke pretenduar se produksioni ka disa banorë të preferuar dhe vëmendja u jepet vetëm atyre.

 

Jetmir: A mund të dal nga dera e kuqe?

Ledjon: Ti erdhe në program një muaj më parë, dhe në fillim para se të hyje ke thënë që do me shembullin tënd të ndryshosh programin

Arbër: dhe ti del lakuriq

Ledjon: E marrim të mirqenë se Jetmiri është koherent,

Arbër: Edhe edukativ, edhe lakuriq

Ledjon: Hyre në program se nuk do doje të ishte ky program që është dhe i ke thënë Orit do ta fitoj këtë program me modelin tim. Sot shoh një njëri të dobësuar që shehs se nuk e fiton dot programin në mënyrën tënde thotë do dal nga dera e kuqe

Jetmiri: Nuk është kështu

Egla: Po ik ore burr, ik

Jetmir: Mendja ime mendon se po më bëhen padrejtësi, nuk do doja ta shtjelloja tani. Nëse do bëj betejë me ju, nuk e di nëse e fitoj. Ka mospërputhje të mëdha mes asaj që ndodh dhe asaj që shfaqet. Në momentin që unë dëmtohem, në momentin kur kërkoj ndimë të specializuar dhe më kthehet kundër kjo gjë, do të thotë që njeriu ka një problem. Nëse unë kam problem me veten, do të thotë se nuk mund të shkel me veten. Nuk kam parë një klip me dërrmimet sharjet etiketimet që më bëhen mua. Nuk shoh veten time aty të reflektohet aty, kam të drejtën e botës të krijoj në mendjen time…Kjo nuk është një ndjesi e imja. Unë nuk po shoh standartin dhe kam dyshimet e mia, sa, si dhe pse ju e dini më mirë si ndahet kamera, si ndahet vëmendja.

Ledjona: Ajo që po tregojmë sot, ne heqim dotë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duam. Nëse ti e di që je i fortë jashtë, që njerëzit të mbështesin dhe të duan, ku është problemi.

Jetmir: E vetmja formë që kam është të apeloj te juve në standard. Jam duke qëndruar qëndrime tuajat.

Arbër: Mirë e ka ky, se kur doli lakuriq ky, duhet ta nxjerrim këtu

Jetmir: Unë i pranova ato që mu thanë.

Ledjona: Eglës iu tha që është personi me fjalorin më të rëndë të tre edicioneve, a është qëndrim ky

Jetmir: Është qëndrim, por nuk zgjidh hallin tim . Po kërkoj të vendosni një standard.

Ledjon: Standardi është t’i tregosh publikut, japim klipe dhe kërkojmë sqarime me ju. Krahasimin e bën publiku.

Jetmir: Jetmiri reagon, kam katër netë që përpiqem të fle, ajo gota ishte për të mos u çjerrë.

Ledjon: Qëndrimi yt për tu larguar, më duket frikacakëri, jo burrëri. Sepse një njeri që i futet një gjëje në mes të rrugës për ta ndryshuar atë gjënë, nuk mund ta lërë në mes sepse gjërat nuk i shkojnë siç do ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.