Kronikë

E rëndë në Elbasan/ P*rdhunohet 31-vjeçari me aftësi të kufizuara mendore, policia arreston dy persona

15:30 - 16.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë 31 vjeç me probleme të shëndetit mendor.




Denoncimi është bërë nga nëna e djalit, e cila ka parë shenja tek i biri dhe shfaqje të një sjellje të frikësuar.

Bledi Jolla dhe Rexhep Balla janë arrestuar nga policia e Elbasanit, ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen.

Njëri prej të dyshuarve ka pranuar se e kanë zhveshur djalin teksa ky i fundit u dërgonte kafenë në vendin ku punonin si roje pranë një objekti privat.

Ndërsa policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31-vjeçarit, i cili vuan nga epilepsia dhe prapambetje e rendë mendore. Ekspertiza mjekoligjore ka kofirmuar aktin e rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.