Kronikë

I moshuari gjendet i pajetë në një pus, çfarë ndodhi gjatë natës në Devoll

07:24 - 16.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i moshuar është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në një pus me ujë në Devoll.




Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. Ll., banues në fshatin Eçmenik.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Eçmenik, në një pus me ujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi N. Ll., 83 vjeç, banues në fshatin Eçmenik.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e sotme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.