BLUETOOTH

Rita Ora tenton të ruaj privatësinë e saj duke mbuluar fytyrën më një çantë 26 mijë euro-she

18:10 - 16.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rita Ora, mbuloi fytyrën e saj me një çantë të zezë të markës “Hermès Birkin” në vlerë prej 28,000 dollarësh (26,300 euro) teksa kalonte përmes terminalit të aeroportit.




Mesa duket këtë herë këngëtarja shqiptare me famë botërore nuk ka mundur të ju shpëtoj shkrepjeve të fotove nga paparacët . Nga fotot e kapura Rita dukej në super formë, e veshur me streçe të ngushta, kombinuar me një bluzë të zezë, dhe atlete të cilat kishin një mix ngjyrash mes të verdhës dhe të kuqes. Gjithashtu, ajo mbante një maskë leopardi .

Ajo së fundmi ka udhëtuar nëpër Zelandën e Re me bashkëshortin e saj regjisor Taika Waititi , duke eksploruar gjithçka që vendi ka për të ofruar.

Këngëtarja me famë botërore i ka shijuar pushimet e asaj së fundmi duke udhëtuar në mes Zelandës së Re dhe Australisë me burrin e saj Taika i cili është nga Raukokore dhe motrën e saj Elena.

Përpara se të nisej për në Zelandën e Re për udhëtimin e tyre të fundit, Rita e kaloi fundjavën e Pashkëve në Sidnei, ku u pa duke u takuar me mikun e saj, stilistin Pip Edwards.

Dyshja u panë duke buzëqeshur për fotot e veshura me bikini së bashku me shoqen e tyre Anna Lahey teksa të gjithë po dilnin në plazh.

Rita dhe Taika, të cilët u martuan në gusht 2022 , e ndanë kohën e tyre mes Londrës dhe Zelandës së Re – ku janë të vendosura dy vajzat e Taika, të cilat ai i ndan me ish-in e tij Chelsea Ëinstanley.

Rita është gjithashtu e njohur në brigjet australiane, ku shpesh kalon kohë ndërsa punon gjithashtu edhe si gjyqtare në The Voice Australia.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.