Teksa po qëndronte e vetme, Egla Ceno ka shpërthyer në lot në shtëpië e “Big Brother VIP”, pasi është shprehur se e ka marrë malli përtë ëmën.
“Çfarë ke”? e pyeti Graciano, ndërsa aktorja është shprehur e shqetësuar për nënën e saj, pasi sipas saj, e ëma është i vetmi person që ajo ka jashtë shtëpisë sepse vëllezërit nuk ndodhen në Shqipëri.
Egla ka tregur se ajo jeton e vetme tashmë prej 3 muajsh, pasi vëllezërit i ka jashtë vendit.
“Kam merak për mamin, mos janë shqetësuar edhe vëllezërit. S’kam njeri tjetër jashtë, vetëm atë kam. Ajo është vetëm. Vetëm te ajo e kam mendjen, 3 muaj vetëm. Unë kujdesem për atë, jam unë mami i mamit tim në këtë rast. Jam në merak se s’kam as vëllezërit këtu”– tha Egla, ndërsa balerini e përqafoi duke i thënë që e do shumë dhe nuk duhet të shqetësohet sepse nëna e saj është mirë.