Një 49-vjeçar është gjetur i pa jetë në ujërat e lumit Buna në Shkodër.
Mësohet se shtetasi me iniciale Sh. K., 49 vjeç ishte kallëzuar nga i vëllai tre ditë më parë, se ai ishte larguar nga banesa.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.