Kronikë

I dehur përplasi familjen në Prrenjas dhe i shkaktoi vdekjen një 24-vjeçareje, “arrest në burg” për Jetmir Dacin

12:32 - 17.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Elbasanit, ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për Jetmir Dacit, i cili akuzohet se përplasi me makinë për vdekje Eneida Pishkashin dhe plagosi familjen e saj.




Daçi rezultoi i dehur në timon teksa u përfshi në një aksident në Prrenjas.

Viktima po qëndronte në këmbë para një servisi së bashku me 5 anëtarë të tjerë të familjes së saj, kur shoferi i dehur Jetmir Daci, i cili po lëvizte me shpejtësi me një mjet tip “Passat” i mori përpara.

24-vjeçarja Eneida Pishkashi u dërgua tek Trauma, por pas 5 ditësh në luftë për jetën iu nënshtrua plagëve të marra.

Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari Jetmir Daci, ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit.

Pas aksidentit, Jetmir Daci u lirua me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit dhe u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën në spital.

Kryefamiljari, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ishte emigrant në Greqi dhe ishte në vendlindje ishte kthyer për arsye familjare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.