Uncategorized

LIVE MANÇESTER SITI-REAL MADRID/ Çdo gjë nga e para, për të përcaktuar fituesin duhen shtesat (VIDEO)

22:59 - 17.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

LIVE MANÇESTER SITI-REAL MADRID 1-1
76′ De Bryjn / 13′ Rodrigo

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet me shifrat 1-1 koha e rregullt.

90’+5’ Haland ka mundësinë në fund të tentojë portën pas një goditje këndi, rpo nuk gjen shënjestrën.

90’+4’ Mendi ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+2′ Rodri mundohet të gjejë golin e fitores me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi ndalet pa probleme nga Lunin.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Rodri ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të Brahim Diaz.

88’ Goditje nga këndi që harkohet në zonë, Haland me kokë nuk ia del të shënjestrojë portën. (VIDEO)

84’ Brahim DIaz merr vendin e Rodrigo në radhët e madrilenëve.

82’ Akanzhi nga e majta pason në qendër për De Bryjn i cili lëshon një gjuajtje të fortë, por këtë herë nuk gjen portën duke e dërguar sferën mbi traversë. (VIDEO)

79’ Modriç hyn në fushë në vend të Kros.

78’ Është përsëri De Bryjn i cili tenton portën me një gjuajtje të fortë, sfera devijohet lehtë nga Lunin dhe kalon mbi traversë. (VIDEO)

76’ GOOOL MANÇESTER SITI! Doku pason në qendër ku Rydiger nuk largon sferën dhe e çon te De Bryjn i cili nuk gabon duke barazuar shifrat. (VIDEO)

72’ Doku merr vendin e Grilish në radhët e Mançester Sitit.

71’ Gjuajtje e fortë e Grilish nga e majta, Lunin pret i vëmendshëm.  (VIDEO)

67’ Luhet vetëm pranë zonës së Realit, ku madrilenët janë kthyer plotësisht mbrapa në administrim të avantazhit.

61’ Gvardiol përfundon në listën e të ndëshkuarve pas një faulli ndaj Bellingam.

61’ Foden tenton të gjuajë në hyrje të zonës, bllokohet përsëri nga Rudiger.

59’ Grilish ndëshkohet me karton të verdhë.

58’ Qarkullim i gjatë i topit nga skuadra angleze, e cila ka zhvendosur lojën plotësisht pranë zonës së madrilenëve.

53’ Foden gjuan lehtë brenda zonës, duke çuar topin në duart e Lunin.

51’ Naço rrezikon teksa mundohet të largojë topin duke e shtyrë drejt portë së vet, por pastaj largon topin para vijës fatale. (VIDEO)

47’ Menjëherë rrezikshëm vendasit, fillimisht me një harkim të rrezikshëm në zonë e më pas më një goditje këndi pas të cilës Grilish gjuajti por gjeti përgjigjen e Lunin. (VIDEO)

46’ Asnjë ndryshim te dy skuadrat, nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Real Madrid.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Pas një goditje këndi të harkuar nga De Bryjn, Lunin largon përsëri në këndore në mënyrë të rrezikshme. (VIDEO)

44’ Krosim i rrezikshëm i Foden nga e djathta, Karvahal largon topin me kokë.

38’ Karvahal ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Grilish.

36’ Sulm i shpejtë i vendasve me Haland i cili nis Grilish drejt zonës. Gjuajtja e anglezit devijohet jashtë nga Rudiger. (VIDEO)

33’ De Bryjn provon me një gjuajtja të fortë nga e djathta, topi nuk gjen portën e Lunin. (VIDEO)

30’ Tjetër kundërsulm i shpejtë i Realit me dyshen Kamavinga-Valverde, mbrojtja bllokon përsëri tentativat madrilene.

29’’ Në goditjen nga këndi, topi shkon te Haland i cili gjuan lehtë me kokë.

27’ De Bryjn vë në provë Lunin me një gjuajtje nga e djathta, me portierin i cili grushton saktësisht. (VIDEO)

24’ Kundërsulm i shpejtë i madrilenëve me VInicius i cili shërben për Karvahal, por gjuajtja e këtij të fundit bllokohet nga Gvardiol teksa më pas është Valverde i cili fluturon topin mbi traversë. (VIDEO)

19’ Përsëri Haland me kokë dhe këtë herë është traversa që i mohon golin, ndërsa Bernardo Silva nuk shtyn sferën në rrjetë pak hapa larg portës. (VIDEO)

16’ Reagimi i Sitit vjen me Haland i cili gjuan me kokë pas një pasimi nga e majta të Bernardo Silva, por sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

13’ GOOOL REAL MADRID! Kundërsulm perfekt i madrilenëve me Rodrigon i cili mposht Ederson dhe u jep avantazhin miqve. (VIDEO)

6’ Fazë e gjatë studimi e të dy skuadrave të cilat nuk arrijnë të gjejnë hapësira për të sulmar portën.

1’ Nis dueli në “Etihad”.

FORMACIONET ZYRTARE:

MANÇESTER SITI: Ederson; Gvardiol, Diash, Akanzhi, Uoker; Rodri, De Bryjne; Foden, Silva, Grilish; Haland
Trajner: Pep Guardiola

REAL MADRID: Lunin; Mendi, Naço, Rydiger, Karvahal; Kros, Kamavinga, Valverde; Bellingam; Vinicius, Rodrigo
Trajner: Karlo Ançeloti


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.