Kronikë

E rëndë në Korçë, gjendet i pajetë në rrugë emigranti. Ja çfarë dyshohet

07:40 - 18.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mëngjesin e sotëm, është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes, në fshatin Drenovë të Korçës.




Sipas informacioneve, trupi i emigrantit u konstatua nga banoret e fshatit, të cilët me pas njoftuan policinë. Ekspertet mjeko-ligjore që këqyren trupin e emigrantit nuk konstatuan shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet që emigranti, i cili është në një moshë te re te këtë gjetur vdekjen për shkaqe natyrore.

Drenova ashtu si fshatrat e tjerë në juglindje të vendit shërben si shteg për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët hyjnë në Shqipëri për të zgjedhur më pas destinacione të ndryshme në BE.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.