Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, në Kuvend deklaroi se të gjithë ligjvënësit kanë të drejtë që të marrin fjalën, pasi drejtuesja e seancës u shpreh se ishte abuzuar me kërkesat e deputetëve për procedurë.
Korreshi deklaroi se mazhoranca po vjedh buxhetin e shtetit dhe opozita nuk po thotë gjë, ndërsa ata kritikohen për marrjen e fjalës.
“Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit, ne nuk po themi gjë. Ne vetëm fjalën duam, na lini të vjedhim dhe ne nga fjalët.”, tha Korreshi.
Ndërkohë, Felaj iu përgjigj duke i thënë se po bëni si gjynahqar, ndërsa shtoi se “kështu është kur je në opozitë. Kemi qenë dhe ne, por kështu e ka demokracia.”
Shfaq Komentet (0)