Kryesore

“Lehjet e këtyre bubave kanë qenë për të ngrënë jo për të kërcënuar!”- Basha: Me vendimin për Xhaçkën jemi në krizë Kushtetuese

10:14 - 18.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një dalje për mediat, sulmoi grupin e Bardhit dhe të Rithemelimit, duke thënë se “lehjet e këtyre bubave kanë qenë për të ngrënë jo për të kërcënuar”, duke ju referuar aksionin prej gati 5 muajsh që opozita ndermorri ne Kuvend.




Ai tha mes ironisë se ata “kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, ndërsa i cilësoi sërish pazarxhinjë.

Basha: Shiko çfarë bën, kanë 5 mua që gjoja bllokojnë Kuvendin, kalojnë buxhetin e vendime të rëndësishme pa diskutim dhe behen bashkë për një amnisti që liron të korruptuarit. Pakti vazhdon, kur nga njëra anë duan ti imponohet PD. Sigurisht që Edi Ramës i leverdis ta bëjë pis PD, dhe përdor këta pazarxhinjtë për ti bërë nder atyre dhe merr nderin tjetër, qëndismi gjoja i parakorduar i Olta Xhackës. Tani thonë do e çojmë në Kushtetuese, si do e çojën. Kushtetuesja u shpreh. Të ngrihen ta bllokojnë foltoren këtë revolucionarët, pazarxhinjtë. Bubat e Lindita Nikollës mashtrojnë opinionin. Jo çdo bub kur leh e ka me të keq, leh edhe se do të hajë. Lehjet e këtyre bubave kanë qenë për të ngrënë jo për të kërcënuar. Me vendimin për Olta Xhackën e jemi në krizë kushtetuese. Çohet PS e hedh poshtë vendimin dhe këta bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.