Kryesore

“Po bëheni avokatë të Olsi Ramës”, Bardhi: Keni vendosur t’i hiqni çdo mundësi opozitës për kontroll

10:39 - 18.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu u grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nga Kuvendi deklaroi se po shkelet rregullorja, pasi sipas tij, do të duhej të ishte futur në rend dite mocionin me debat për trafikun e drogës, duke u ndalur te hetimet për Xibrakën.




Bardhi u shpreh se “Keni marrë përsipër të bëni avokatinë e Olsi Ramës, morët urdhër politik për ta bllokuar. Keni detyrim të shpjegoni pse e bllokoni.”

“Ju keni vendosur t’i hiqni cdo mundesi kontrolli opozitës”, theksoi ai.

Bardhi: Në shkelje të rregullores ju anashkaluat një çështje që është shqyrtuar në konference e kryetarëve, në kundërshtim me rregulloren keni vendosur mos e sillni ne seance. Duhet te respektoni atë dispozitë që u aplikua në Konferencën e Kryetarëve.

Grupi i PD, ka paraqitur kërkese për mocion me debat në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri.

Duke shprehur dhe shqetësimin qe lufta e qeverise ne raport me kete fenomen ka ceduar duke favorizuar grupe kriminale. Për këtë kemi sjelle, rastin e vëllait të kryeministrit Olsi Rama, sa i takon laboratorit në Xibrakë.Ju keni vendosur t’i hiqni  cdo  mundesi kontrolli opozitës. 

Keni marrë përsipër të bëni avokatinë e Olsi Ramës. Morët urdhër politik për ta bllokuar. Por keni detyrim të shpjegoni pse e bllokoni. Kemi detyrim për 10 minuta kohë të shpjegojmë pse duhet futur mocioni në seancë. Nuk mund të mbyllni kuvendin se pse nuk keni mbyllur dot procedimin penal për zotin Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.