BLUETOOTH

FOTO/ Iu ngatërruan këmbët teksa performonte, këngëtarja shqiptare rrëzohet në skenë

10:59 - 19.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka pësuar një incident gjatë performancës në skenën e festivalit “Coachella 2024”.




Në videon që po bën xhiron e rrjetit, duke qartë teksa këngëtarja  po performonte këngën e saj “In The Name Of Love”, i janë ngatërruar këmbët në shkallët afër orkestrës duke u rrëzuar para një publiku të gjerë.

Megjithatë pas incidentit, ku duket se Bebe u lëndua, me një energji të paparë këngëtarja vazhdoi të përformonte dhe të kërcente sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Veprim ky që u prit mjaft mirë nga fansat e saj, të cilët e komentuan pozitivisht Beben për përkushtimin e saj në muzikë dhe  profesionalitetin e saj e këngëtares në skenë.

Ky nuk është rasti i parë që këngëtaret rrëzohen në skenë, pasi incidente të tilla ndodhin shpesh herë në performancat e artistëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.