Kronikë

Ish-bashkëshorti e denoncoi për dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur, vihet nën hetim 28-vjeçarja

11:40 - 19.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 28-vjeçare, është vënë në hetim, pasi u denoncua nga ish-bashkëshorti për dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.




“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. M., 28 vjeçe, banuese në Fier, pasi ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar se shtetasja Xh. M. ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, njoftoi policia.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 56 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.