Një incident që i ka ndodhur kryebashkiakut tw Sabanalarga, në lagjen kolumbiane të Atlantico, ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet.
¡Pierde los pantalones! En medio de discurso se le caen los pantalones a alcalde Jorge Elías Chams en Sabanalarga @AMBQuilla @MpioSabanalarga @IreneBarciga @Gobatlantico @PoliciaBquilla pic.twitter.com/kSE4cykfRz
— HT24 (@HT24___) April 15, 2024
Jose Elias Chams vizitoi një institucion arsimor lokal, i cili festonte 109-vjetorin e lindjes. Gjatë fjalimit ka ndodhur diçka e papritur dhe video është shfaqur në rrjete.
Chums iu drejtua audiencës dhe papritmas i ranë pantallonat! Në fillim ai ishte konfuz, dukej qartë se nuk ndihej rehat, por njerëzit përreth tij reaguan shkëlqyeshëm.
Kryebashkiaku e pranoi aksidentin duke buzëqeshur, më pas tha: Ka mbetur për histori, humba tetë kilogramë
Pas kësaj, ai u shpërblye me duartrokitje të zhurmshme, raporton Lakalle Blue Radio.
Mediat lokale më vonë raportuan se ai me të vërtetë po i nënshtrohej trajtimit për humbje peshe.