Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Sara Gjordeni ka treguar momentin e vështirë, kur ka marrë vesh lajmin e ndarjes nga jeta të babait të saj, pak kohë më parë.
E ftuar në emisionin “Cherry on Top” me Bora Zemanin, ajo tha se me babain nuk kishte komunikuar kurrë edhe pse kishte tentuar vazhdimisht.
Ajo zbuloi ndër të tjera se nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore për shkak të situatave që kishte përjetuar dhe sepse nuk dinte sesi mund të ishte përballja me familjarët e të atit.
“Nuk kam mundur dot të jem në ceremoninë mortore, por kam shkuar e vetme ditën tjetër. Ishte goxha periudhë e vështirë. Tjetra ishte sepse është shumë e rëndë përballja me gjithë familjarët dhe fisin e tij në atë lloj situate. Unë shkova për respekt të faktit që ai është babai im”- u shpreh Sara mes të tjerash.
Ajo tha se i ka mbetur peng fakti që i ati nuk i kishte hapur telefonin gjatë gjithë periudhës që ishte përpjekur ta kontaktonte.